Në dispozicion të internetit është makina e re e dijes kompjuterike WolframAlpha.com Ndryshe nga Google, i cili të drejton në ato faqe ku përdoruesi kërkon të gjej, Wolfram Alpha ofron përgjigje të drejtpërdrejta. Frymëzuesi i kësaj ideje është fizikanti Britanik Stiven Ulfram.WolframAlpha.com përgjigjet në pyetje dhe të dhëna, dhe jep zgjidhje për ushtrime të vështira matematike. Është e mundur që faqja e rezultateve të jetë e pasur me tabela dhe shembuj të ndryshëm. Për shembull nëse përdoruesi shkruan termet “BMW”, Wolfram Alpha jep të gjitha informacionet për tipin konkret të automjetit. Që nga emri i plotë, kuajtë fuqi akoma dhe koston për çdo lëshim të ri. Makina e kërkimit është disi e veçantë prandaj dhe nevojitet kujdes i madh në shtrimin e pyetjeve. Por mos u shqetësoni aspak, pasi përmirësimet janë të njëpasnjëshme… Përsa i përket problemeve të matematikës, zgjidhjet që ofron makina e kërkimit në fjalë janë padiskutim më të shumta ne krahasim me ato te një makinë te thjeshtë llogaritëse. Bazohet në software-in e famshëm Mathematica, gjithashtu produkt i Wolfram Research, dhe zgjidh ekuacione të ndërlikuara të shoqëruara nga tabelat përkatëse. Wolfram Alpha është miqësor me makinat e tjera të kërkimit, si me atë të Google-it dhe ate te wikipedia-s. Për funksionimin e Wolfram Alpha, në formën e sotme nevojiten pesë qendra kompjuterike me 10.000 përpunues.