Është e çuditëshme por crackers rigoditën, kësaj rradhe arritën të tejkalonin nivelet e mbrojtjes ndaj piratisë së Microsoft, domethënë një situatë që vërehet në çdo edition të Microsoft të paktën këto 15 vitet e fundit, nga njëra anë shohim Microsoft tek përpiqet çdo herë (?) që të shmangë faktin e hidhur… dhe nga ana tjetër, tentativat që mbeten të pafrytshme! “Çelsi” në të cilin u bazuan crackers për tejkalimin e “kyçjeve” të Windows 7 është “çelsi” zyrtar që Microsoft i dha konstruktorëve edhe Lenov (ju kujtojmë se është kompania që bleu para disa vitesh departamentin e kompjuterave të IBM), një proces i cili zbatohet gjithmonë pak para edition zyrtar të OS (Sistemit Operues), me qëllim që konstruktorët e kompjuterave të disponojnë modele të reja të pro-instaluara (dhe aktivizuara me “çelsin” zyrtar) Windows 7, njëkohësisht edhe me datën e qarkullimit të tyr