Martohet me të burgosurin e dënuar me vdekje
Një grua nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe është martuar me një amerikan i cili është një i burgosur i dënuar me vdekje, pasi ata të dy kanë shkëmbyer disa poezi bashkë. Tracy Morgan e filloi lidhjen e saj me James Morgan para katër vitesh. Ajo e vizitoi atë në burgun e Raleigh, të Karolinës së Jugut.
Pasi e takoi për pesë herë në burg, ajo vendosi të zhvendosjes me shtëpi në qytetin më të afërt të burgut. Morgan, i cili është 52 vjeç, është dënuar në nëntor të vitit 1997, pasi grabiti duke vrarë Patrina Lynette King, 34 vjeçe, nga Asheville. Zonja Morgan deklaroi rreth krimit se nuk ishte një pengesë për të, pasi ajo mësoi dhe gjeti të gjitha detajet rreth krimit. Burime nga departamenti i burgut në Karolinën e Jugut, deklarojnë se vetëm dy vetë kanë mundur të martohen gjatë kohës që kanë qenë të burgosur, por ky është i vetmi rast që martohet një i dënuar me vdekje.
Ndërsa oficerët e burgut e lejuan martesën e cila u bë në ambientet e burgut, kanë vendosur që të martuarit të takohen nga një orë e gjysmë në javë, por do të jenë gjithmonë të shoqëruar. Zonja Morgan tha se lidhja filloi pasi ajo i dërgoi poezi Morganit në burg. Dhe poezia titullohej "Ku është i dashuri im?". "Kur ai më ktheu përgjigje ishte shumë i prekur dhe më tha: - Asnjë në jetën time nuk më ka thirrur i dashuri im". Zonja Morgan ka planifikuar të jetojë në Raleigh me djalin e saj 15-vjeçar dhe shprehet optimiste se një ditë ajo dhe burri i saj do të jenë bashkë jashtë mureve të burgut. "Ne nuk dorëzohemi kurrë", thotë ajo. "Unë besoj që me ndihmën e Zotit, të gjitha gjërat janë të mundura".