Disa lojtare golfi ne nje fushe ne Malajzi, duke u perpjekur te realizonin disa levizje te kesaj loje, u gjenden balle per balle me nje... piton pese metra te gjate, qe peshonte 20 kilograme, njoftoi sot "New Straits Times".
Kur u diktua gjarpri, i cili po shetiste ne qejf te tij ne rrugen e Bukit Unggil Golf dhe Country Club, prane Kuala Lumpur, te gjithe ia mbathen me te katra per t'u fshehur ne club-house.
Atehere ata iu drejtuan per ndihme Ibrahim Long, i cili ishte mesuar te kapte kafshe te egra, pasi ishte rritur ne nje tribu.
Long mori nje ekip prej tre vetesh per te kapur zvarranikun, gje qe mezi u arrit pas 45 minutash.
I vendosur perkohesisht ne nje cante te shoqerise malajzane per mbrojtjen e natyres (MNS), pitoni u arratis naten e Martes duke u gdhire e Merkure, duke preferuar te vendosej ne biblioteke.
I kapur serish nga Long, me pas gjarpri u dergua ne nje vend te pershtatshem, te zgjedhur nga MNS