Krerë të lartë të policisë Italiane shprehin problematizimin e tyre në lidhje me tendecën e lartë të kriminelëve që përdorin taktikën tashme të njohur Voice over IP (VoIP), me qëllim shmangien e përgjimeve nga autoritetet policore. Sipas tyre numëri i kriminelëve që përdorin skype për bashkëbisedime të dyshimta ka marrë dimensione dramatike. Përgjimi i bashkëbisedimeve telefonike përbën një akt tejet të lehtë. Ndërsa komunikimi telefonik nëpërmjet Internetit e pengon përgjimin e organeve policore. Ndikim parësor në pengimin e zbardhjes se çështjeve të errëta ka dhe skype-i i cili refuzon t’i dorëzoj policisë të fshehtat e sistemit kriptografik të thirrjeve. Sipas krerëve të lartë të policisë “gjatë përgjimit të një bashkëbisedimi midis dy keqbërësve, konstatuan se njëri prej tyre i propozoi tjetrit të ndërprisnin bisedën dhe ta vazhdonin në skype, bëhej fjalë për vendin e dorëzimit të 2 kg (lëndë narkotike)”.