Si do që ta bëjmë kafja mbetet një kënaqësi e jetës sonë të përditshme. Personalisht, fatkeqësisht/fatmirësisht ndihem e “varur” nga kafja, më pëlqen shumë dhe nuk mundem pa të. Zakonisht e preferoj kur e përgatit dikush tjetër…
Por a ka ajo ka veti të dobishme për shëndetin tonë? Vetitë e kafesë, qoftë pozitive apo qoftë negative rrjedhojnë nga përmbajtja e kafeinës. Sipas hulumtimeve të ndryshme:
· Kafja përmirëson aftësitë mendore dhe kujtesën.
· Kafja të çliron nga lodhja dhe nga gjumi.
· Kafeina ndikon edhe në sistemin urinar pasi ka veprim diuretik. Përmban gjithashtu substanca me aktivitet të fortë antioksidant.
· Vepron si ilaç antidepresiv pasi na bën të ndihemi mire.
· Kafeina përmbahet në ilaçe të cilat përdoren për trajtimin e dhembjeve.
· Në doza të tepruara mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, por edhe: nervozizm, shqetësime, të dridhura dhe pagjumësi. Gjithashtu dhe ndërprerja e papritur e kafesë mund të na shkaktojë dhembje koke dhe marramendje te herepashershme.
Kjo nuk do të thotë se cilido që nuk konsumon kafe, duhet ta listojë në përditshmërinë e tij/saj. Ndërsa të gjithë ju që pini kafe çdo ditë, do të ishte mire që ta përkufizonit pak, gjithmonë brenda normave. Sepse në qoftë se pini kafe gjatë orëve të vona të mbremjes, do të vuani nga pagjumësia. Zgjidhja më e mirë është që të mos pini kafe pas ores 5 të pasdites.