Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zemra Love

Zemra Love
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Mirese vini  ne forumin tone...... ku vec dashuri gjeni.

 

 Agim Poshka, rruga drejt nje karriere te suksesshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nita
Moderator
Moderator
Nita


Posts : 89
Join date : 15/01/2010

Agim Poshka, rruga drejt nje karriere te suksesshme Empty
MesazhTitulli: Agim Poshka, rruga drejt nje karriere te suksesshme   Agim Poshka, rruga drejt nje karriere te suksesshme Icon_minitimeWed Jan 20, 2010 9:15 am

-
I lindur ne Struge, ne nje periudhe kur per shqiptaret ishte veshtire te mesohej shqip, hobi i tij i vegjelise ne keto kushte ishte noti.
Me deshiren per t’u bere nje notar i mire fillon stervitjen ne klubin e notit “Struga” si i vetmi sportist shqiptar ne kampionatin e ish republikes se Maqedonise. E njejta periudhe perkoi edhe me mesimin e mandolines, duke projektuar ne kete menyre rrugen qe pavaresisht nga mosha, duket e gjate dhe e veshtire. Ka ardhur rishtazi ne Tirane per nje bashkepunim te ri me kompozitorin Edmond Zhulali.

Ne studion ku punon ne kryeqytet gjendet edhe poeti i kengeve te tij, Jorgo Papingji. Mbi vargjet e ketij te fundit ai ka kompozuar gati 13 kenge. Papingji i frymezuar nga muzika e tij, thote se bashkepunimi nuk eshte i rastesishem. “Gimi, ne natyren e te kenduarit te tij parazgjedh kenget me tematike sociale dhe ai e zgjedh vete performancen. Ne te gjitha kenget qe ka ekspozuar ne festivale, ai ka gjithmone nje performance te re, shume te gjetur dhe me shume domethenie”, thote poeti.

Te njejtin mendim ndan edhe Edmond Zhulali, orkestruesi i shume kengeve te Agimit. Ai thote se pavaresisht orgjinies, muzika e tij tingellon e afert per publikun shqiptar qe e ndjek dhe e pelqen. “Ka kerkuar gjithmone qe kjo kenge te jete bazuar mbi dhimbjen dhe me orkestrim bashkekohor”, thote Zhulali. Duke zbritur nga ky vleresim “akademik”, kantautori Redon Makashi kerkon ta vleresoje Agimin nga pozitat e nje miku te vjeter.

Nje njohje “blic” neper festivale dhe qe me pas mori trajtat e nje miqesie te vertete. “Si fillim e sheh nje njeri teper te ndrojtur dhe te fjetur por kur diskuton me te, te jep ate kenaqesine e te diskutuarit. Eshte i kendshem dhe ka edhe sensin e humorit brenda tij”, pohon Makashi. Kantautor, show-man, menaxhues i trupes teatrore te te rinjve ne Struge, pedagog dhe aktivist i njohur i te drejtave te artisteve, Agim Poshka eshte nga ata te rinj qe mesa duket, nuk ka kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Agim Poshka, rruga drejt nje karriere te suksesshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zemra Love :: MODA :: VIP-
Kërce tek: