Puthja mes Meryl Streep dhe Sandra Bullock duket se i ka shijuar kesaj te fundit pasi ajo ka propozuar qe te xhiroje nje film me diven e kinemase ku ne qender te historise te jete dashuria mes dy femrave.
“Ishte e pabesueshme qe nuk mendova ne ato momente. Duhet ta perserisim kete eksperience, ndoshta ne nje film”, theksoi Bullock pas ceremonise se cmimeve “Critics Choice Movie Awards”.
Ajo shton gjithashtu se shume njerez ishin entuziaste ne momentin e puthjes mes te dyjave. Por kushedi cfare mendon Streep per kete propozim?