Nente here kampioni i Europes, Real Madrid ka mberritur ne Tirane per ndeshjen e bamiresise kunder skuadres shqiptare te Gramozit, e vlefshme per edicionin e trete te trofeut “Taci Oil”.
Forca te shumta sigurie nuk kane lejuar afrimin e asnje tifozi te kesaj skuadre apo te ndonje lojtari te vecante t’i afrohet autobuzit qe ka shoqeruar futbollistet madridlene.
Ne konferencen per shtyp, traineri Pellegrini ka shprehur hidherimin e tij per permbytjet qe kane ndodhur ne veri te Shqiperise, zone te ciles skuadra e tij do te vije ne ndihme.
“Ndihem mire qe te ardhurat e fituara nga kjo ndeshje do te shkojne ne ndihme te familjeve te permbytuara ne veri te Shqiperise. Eshte nje ndeshje miqesore, por gjithesesi ne e vleresojme kete si nje ndeshje te rendesishme. Shpresoj qe te dyja skuadrat te dhurojne spektakel ne fushe ne menyre qe t’i kenaqim tifozet”, eshte shprehur Pellegrini.
Ndersa asi i Realit, sulmuesi Cristiano Ronaldo eshte shprehur se, ne ndryshim nga ndeshja e Portugalise me kombetaren Shqiptare, kete here ndihet me i qete.
“Heren e pare kur erdha ne Shqiperi isha pak zyrtar dhe i nervozuar pasi ishte ndeshje e rendesishme per kuafilikimin e kombetares sone per ne boterorin 2010. Ndersa tani jam me i qete sepse eshte nje ndeshje miqesore”, ka deklaruar sulmuesi.
Nje nga perfaqesuesit e kompanise “Taci Oil”, deklaroi se para ndeshjes qe do te filloje ne oren 18:00 do te mbahet 1 minute heshtje per nder te legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Pano, qe nderroi jete nje dite me pare ne SHBA.
Kesaj ndeshjeje miqesore medjat spanjolle i kane kushtuar shume vemendje, pasi mesohet se numri i mediave te akredituara eshte 64.
Mediat spanjolle pohojne gjithashtu se Real Madrid do te perfitoje 2.5 milione euro per 10 oret qe futbollistet e tij do te kalojne ne Tirane.