Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zemra Love

Zemra Love
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Mirese vini  ne forumin tone...... ku vec dashuri gjeni.

 

 Shkodër, 1000 banesa dhe 5234 të përmbytura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ΑΝΝΑ
Admin
Admin
ΑΝΝΑ


Posts : 74
Join date : 11/01/2010

Shkodër, 1000 banesa dhe 5234 të përmbytura Empty
MesazhTitulli: Shkodër, 1000 banesa dhe 5234 të përmbytura   Shkodër, 1000 banesa dhe 5234 të përmbytura Icon_minitimeWed Jan 20, 2010 6:01 am

Ndonëse situata në Shkodër ka shënuar përmirësim, me shumë se 1000 banesa janë ende nën ujë dhe 5234 hektarë tokë rezultojnë të përmbytur.
Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Brendshme, në disa zona ku uji është larguar banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. "Ndërkohë kanë mbetur ende në evakuim 1795 persona. 593 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 450 të tjera janë të rrethuara nga uji"- thuhet në njoftimin zyrtar.

Të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit Obot në Komunën Ana e Malit si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet vetëm me mjete të rënda.

Procesi mësimor ka filluar dhe vijon normalisht në të gjitha shkollat në zonat e prekura nga përmbytja. Strukturat e Forcave të Armatosura, Bordit të Kullimit dhe Komunës Dajç, vazhdojnë punimet për riparimin dhe mbushjen me thasë rëre të argjinaturës së Dajçit, në pikat e Samrishtit, Darragjatit, Shirqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkodër, 1000 banesa dhe 5234 të përmbytura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 1000 SMS ne jave, shtrohet ne psikiatri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zemra Love :: AKTUALITETE DITORE :: Lajmet e fundit-
Kërce tek: