TË PRES TEK BUSTI I LASGUSHIT
Me rima që shperndajnë trandafila , për zemërmadhësinë tënde
Të pres tek Busti i Lasgushit, ku hesht lirika - dashuri
se zemra e do zemrën kur ka frymëzime e , gulon si shi!
E diela, më ka vënë kurorën e kaltërsive ku varet vështrimi
Me erën e mallit resh në qerpikët e lagur lot e gëzim !
- E ndjen ma mirë Lasgushi klithmën e shpirtit tim!
"Se unë e di ! Harroj ku jam, pastaj në hije -
Ngadalë fshihesh ti " - si bulëz që del e, ngjallë blerim !
- Kaltërsia e asaj buzëqeshje do të më përcjellë në amshim!
I ngujuar në pritë tek Busti i Lasgushit të ëndërroj
"Nuk di ku je, nuk di se ç’kthesë :- Të ndal hapin !
Për Ty, vargu i zemrës sime - përjetësisht bën hapin !
Do të dal nga fshehtësia , në logun e hapur të së vërtetës :
- Ti u bëre deti i njomësisë në lirikë - për mua je Gjithësi !
Të pres tek Busti i Lasgushit të të pagëzojmë : Perëndi !