Hulumtimi i ri ndoshta mund të përbëjë bazën kryesore për trajtimin e ardhshëm mjekësor të problemeve të kujtesës lidhur me sindromin Down. Hulumtimi u realizua tek minjtë të cilët shfaqën një sëmundje të ngjashme me Sindromin Down. Megjithatë është e paqartë nëse njerëzit do të përfitojnë nga zbulimet në fjalë. Dukej se minjtë ishin në gjendje të përdorin në mënyrë më efikase trurin kur u përforcua funksionimi i norepinefrinit, i cili ndihmon qelizat nervore të komunikojnë midis tyre. Udhëheqësi i kërkimit dr Ahmed Salehi, i Universitetit të Stanfordit, pohoi se në rast se ndërhyrja e mjekëve është e menjëherëshme, do mund të ndihmojnë fëmijët me Sindrom Down të arrijnë të koleksionojnë dhe klasifikojnë informacione të vlefshme. Teorikisht, kjo mund të çojë në përmirësimin e aftësive njohëse e mendore të tyre. Hulumtimi tregoi se minjtë kishin një performancë më të mirë në testet mendore pas marrjes së ilaçit, që përforconte nivelet e norepinefrinit. Studiuesit shprehën habinë e tyre për ndikimin e shpejtë, deklaroi Salehi. Rezultatet botohen në revistën “Science Translational Medicine”. Siç deklaroi dr. Melanie Manning, e Spitalit Lucile Packard Children’s Hospital, rezultatet përbëjnë rreze drite dhe optimizëm për familjet me Sindrom Down, në të ardhmen