Kanceret e endometriumit dhe ovareve dihet se ndikohen nga hormone të tilla si estrogjeni, i cili imiton komponentët e sojës. Ndërsa disa komponentë të sojës që veprojnë si estrogjene lidhen me nivele më të larta të kancerit të gjirit, hulumtime të ndryshme kanë treguar se për kanceret e endometriumit dhe vezoreve ndodh pikërisht e kundërta. Studimi i ri, që botohet në revistën BJOG, tregon se shanset e shfaqjes së këtyre kancereve eventualisht mund të jenë 40% më të ulëta tek gratë që konsumojnë sasi më të mëdha ushqimesh të bazuara në sojë. Kërkuesi Dr Kwon Myung, i qendrës kombëtare të kancerit në Goyang, Korea, tha se shifrat janë paraprake për të nxjerrë përfundime të sigurta. 7 hulumtimet që shqyrtoi ekipi përfshinë më shumë se 169.000 gra, nga të cilat 3.516 kanë përjetuar një nga dy llojet e kancerit. Shumica e studimeve vlerësuan futjen e sojës apo komponentëve të saj, nga ushqime të tilla si bishtajoret dhe proteinat e sojës. Megjithatë, sipas deklarimit të Myung-un, për konfirmimin e plotë të zbulimeve nevojiten indikacione të mëtejshme, dhe shkencëtarët duhet të përcaktojnë sasinë korrekte të ushqimeve që bazohen në sojë