Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zemra Love

Zemra Love
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Mirese vini  ne forumin tone...... ku vec dashuri gjeni.

 

 Drita fshihet pas migrenave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nita
Moderator
Moderator
Nita


Posts : 89
Join date : 15/01/2010

Drita fshihet pas migrenave Empty
MesazhTitulli: Drita fshihet pas migrenave   Drita fshihet pas migrenave Icon_minitimeThu Jan 21, 2010 5:09 am

Nga shkencëtarët e Harvardit u zbulua rruga vizuale që fshihet pas ndjeshmërisë në dritë që shfaqin të gjithë ata që vuajnë nga migrenat. Hulumtuesit shqyrtuan dy grupe pacientësh të verbër që vuanin nga migrenat. Zbuluan se drita shkaktonte një reagim në një grup neuronesh që mbetën aktive për pak kohë. Hulumtuesit vërenë se akoma edhe të verbërit treguan ditëfobi ose ndjeshmëri ndaj dritës. Kjo vërejtje i drejtoi në idenë se sinjalet që tranferohen nga retina tek nervi optik shkaktojnë deri në një farë mënyrë përkeqësimin e dhembjeve. Egzaminuan 20 të verbër që i përkisnin dy grupeve. Në grupin e parë vullnetarët ishin plotësisht të verbër për shkak të kancerit në retinë dhe glaukoma. Nuk ishin ne gjendje te shihnin dot imazhe ose të ndjenin dritë prandaj dhe nuk mund të ruanin ciklin e gjumë-zgjimit. Pacientët e grupit të dytë ishin pjesërisht të verbër për shkak të sëmundjeve të retinës, si retinopatia pigmentoza. Edhe pse nuk dallonin imazhe, ishin në gjendje të përshkruanin praninë e dritës dhe të ruanin ciklin normal të gjumë-zgjimit. Pacientët e grupit të dytë përshkruan dhembje intesive gjatë ekspozimit në dritë, dhe kryesisht në valët gri dhe blu. Udhëheqësi i hulumtimit, Rami Burstein, i Qendrës Mjekësore, Beth Israel Deaconess në Boston, deklaroi se ndërsa pacientët e grupit të parë nuk shfaqën përkeqësim të migrenës, nga ekspozimi në dritë, pacientët e grupit të dytë përshkruan dhembje intensive kur u ekspozuan në dritë. Siç tha, kjo tregon se mekanizmi i dritëfobisë duhet të përfshijë nervin optik, sepse tek të verbërit e plotë nervi optik nuk transmeton sinjale drite në tru. Shtoi gjithashtu se dyshojnë se një grup qelizash retinale që u zbuluan kohët e fundit dhe që përmbajnë receptorë-drite melanopsini përfshihen kënaqshëm në proces sepse janë të vetmit pranues drite që funksionojnë tek pacientët pjesërisht të verbër. Studiuesit analizuan se çfarë ndodhë kur hedhin bojë në sytë e minjve. Ndoqën rrugën e qelizave retinale të melanopsinit brenda nervit optik drejt trurit, ku zbuluan një grup neuronesh që bëhen elektrikisht aktive gjatë migrenës. Pedagogu Brustein tha se kur vunë elektroda të vogla tek neuronet e migrenës, zbuluan se drita shkaktonte seri sinjalesh elektrike që konvergojnë në këto qeliza. Akoma dhe kur u largua drita, këto neurone qëndruan të aktivizuara. Siç deklaroi, kjo ndihmon në shpjegmin se pse pacientët pohojnë se dhembjet e kokës intensifikohen disa sekonda pas ekspozimit në dritë, dhe se qetësohen 20 - 30 minuta pas qëndrimit në terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Drita fshihet pas migrenave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zemra Love :: Njeriu edhe shendeti :: Njeriu edhe shendeti-
Kërce tek: