Te pakten ne 1 mije hektare ne zonen e permbytur ne Shkoder ujerat jane terhequr.
Megjithate pjesa me e madhe vazhdon te jete nen uje. Toka e fshatit Berdice ka dale mbi uje. Pas kane ngelur demet dhe mbeturina pa fund qe ujrat kane shperndare ne token qe mbajten te pushtuar me shume se 10 dite.
Permbytjet ne zone e Nenshkodres kane nxjerre jashte funksionimit te gjitha tokat qe ishin ne uje qe aktualisht jane te mbuluar mbeturinat qe solli uji.
Banoret i gjejne te mbjellat te shkaterruara dhe e gjithe toka eshte mbuluar nga mbeturinat qe ka sjelle permbytja.
Pervec tokave deme serioze kane pesuar banesat e kesaj zone.
Shembjet e themeleve per shkak te qendrimit te gjate te ujit jane te dukshme. Muret jane plasaritur, lageshtira eshte shume e larte ndersa te gjitha orendite shtepiake jane hedhur per shkak se u shkaterruan teresisht.