Ndahet jeta ne moshen 71 vjecare legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano.
Pano, nderroi jete ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per shkak te nje infarkti.
Ish-sulmuesi qe do te behej i famshem tek Partizani, lindi ne 7 mars te vitit 1939 ne qytetin e Durresit dhe e nisi rrugetimin e gjate futbollistik si portier tek Tirana.
Gjate karrieres se tij 18 vjecare si futbollist, Panajot Pano ka luajtur 24 ndeshje ne kombetaren e Shqiperise. Me fanelen e Partizanit ai fitoi 4 kampionate dhe 5 kupa. Ne ceremonine e zhvilluar ne vitin 2003, ai mori cmimin “Golden Player of Albania” nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Gjithashtu, ne mars te vitit 2009, Panajot Pano u nderua me cmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi.