Zemra Love
Rregjistrohu ne forumin tone.
Zemra Love
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Zemra Love

Zemra Love
 
PortalForumKërkoRegjistrohuidentifikimi
Mirese vini  ne forumin tone...... ku vec dashuri gjeni.

 

 Rasim Vrioni, stomatologu që të heq frikën nga dentisti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nita
Moderator
Moderator
Nita

Posts : 89
Join date : 15/01/2010

Rasim Vrioni, stomatologu që të heq frikën nga dentisti Empty
MesazhTitulli: Rasim Vrioni, stomatologu që të heq frikën nga dentisti   Rasim Vrioni, stomatologu që të heq frikën nga dentisti Icon_minitimeWed Jan 20, 2010 12:56 pm

Tani nuk duhet të kemi më frikë nga dentisti. Për herë të parë në Shqipëri, stomatologu i famshëm Rasim Vrioni ka sjellë nga Turqia një pajisje që të shton të qeshurat, të çlodh dhe të bën të harrosh dhimbjen.
Ai ka më shumë se një vit që merret vetëm me studimin teorik për të mësuar mënyrën sesi funksionon ajo dhe për të sjellë një tjetër risi në stomatologjinë shqiptare, pas asaj që solli në heqjen e dhëmbëve me metodën e hipnozës. Të gjithë ata që e njohin Vrionin e dinë se dora, por edhe syri i tij, shëron. Mjeshtri është gjithmonë në kërkim të përmirësimit të punës së tij dhe këtë e dëshmon fakti që fill pas një muaji do të aplikojë metodën e sedacionit për pacientët që i kanë fobi dentistët. ”Që tani kam pacientë të interesuar dhe që mezi po presin fillimin e aplikimit të kësaj metode”, - thotë ai. Ndërkohë, pajisjen, që kushton disa mijë euro, Vrioni e ka blerë në Turqi dhe është për t’u admiruar fakti që në një vend si Turqia, me gati 70 milionë banorë, këtë pajisje e përdorin vetëm gjashtë klinika, katër universitare dhe dy private, ndërsa klinika e shtatë është ajo e Rasimit.


Kur ka filluar të përdoret kjo metodë
Doktor Vrioni sqaron se “kjo është një metodë që ka filluar të përdoret para 100 vjetëve në vendet skandinave, sidomos në Danimarkë, që përdoret qysh prej vitit 1930, ndërsa në SHBA filloi të përdorej më 1960-n e më pas u përhap në mbarë botën. Lënda që përdoret është përzierje gazrash, protoksid azoti (N2O) me oksigjen (O2). Nuk ka asnjë efekt anësor dhe i shfaq efektet brenda 2-3 minutash. Mund të përdoret me siguri tek fëmijët e të gjitha moshave. Në SHBA, 25 për qind e pacientëve nuk pranojnë të shkojnë tek një dentist që nuk aplikon sedacionin”.

Avantazhet e sedacionit krahasuar me metodën hipnotike
Nëse heqja e dhëmbëve me anë të hipnozës nuk mund të përdoret tek të gjithë personat (ka vështirësi në përdorimin e kësaj metode tek njerëzit me aftësi të kufizuara, ndërkohë që ka edhe njerëz që nuk u bën efekt), sedacioni është një alternativë e re që doktor Vrioni e sjell pikërisht për të mbushur ato hapësira tek të cilat është e pamundur ndërhyrja me anë të hipnozës.
Ai pohon se sedacioni është i përshtatshëm sidomos për fëmijët dhe personat që i kanë fobi dentistët dhe është shumë i thjeshtë si praktikë pune. Për doktor Rasimin, lehtësimi i dhimbjeve apo heqja e frikës së llojeve të ndryshme te njerëzit është një mundësi për t‘i ndihmuar ata.

Si funksionon sedacioni
“Ka një pajisje të veçantë, nëpërmjet së cilës merret përzierja nga hunda. Efekti ndodh menjëherë pas 2-3 minutash. Pacienti e ndien veten më të çlodhur, i ndien gjymtyrët më të lehtësuara, është paksa i çorientuar, hyn në një gjendje ëndrrash edhe pse është me sy të hapur dhe flet. Gjatë gjithë kohës është i ndërgjegjshëm, sytë i ka hapur dhe kjo përzierje është ndryshe nga narkoza që përdoret në spital. Me mbarimin e seancës pacienti pëson amnezi të pjesshme, d.m.th. harron çfarë ka ndodhur gjatë seancës”, - sqaron Vrioni.
Për çfarë shërben
Për heqjen e frikës, ankthit, jep efektin sikur koha kalon shpejt dhe harresën e pjesshme. Është metoda ideale për fëmijët e vegjël që kanë frikë nga dentisti, por edhe për personat që kanë frikë gjilpërat.


Klinika e të veçantave stomatologjike

Me të drejtë klinika dentare e doktor Vrionit quhet “e gjërave të veçanta”. Si në asnjë vend tjetër në Shqipëri, ai përkujdeset sidomos për relaksin e pacientëve, të cilin e arrin me ambientin e krijuar përmes kombinimit të ngjyrave dhe muzikës. “Mënyrat që përdoren për qetësimin, sqaron ai, janë direkte dhe indirekte. Tek indirektet hyn rregullimi i ambientit, futja e një muzike të lehtë në sfond, e cila e qetëson pacientin dhe rrit efektin e anestezisë deri në 60 për qind. Ndërsa si mënyra direkte përdor hipnozën dhe së shpejti sedacionin”. Mjeshtri thotë se për çdo njeri, terapia e hipnozës është e ndryshme në varësi edhe të problemeve që ka. “Në shumë vende të tjera, shton Vrioni, kjo është një gjë krejt normale, por në Shqipëri njerëzit kanë opinione shpesh të gabuara apo sipërfaqësore”.

Duke qenë se është një nga mjekët e vetëm që përdorin metodën e hipnozës dhe së afërmi edhe atë të sedacionit, ai ka arritur që t’i ofrojë stomatologjisë shqiptare një revolucion të vërtetë. Kjo për faktin se në Shqipëri, hipnoza mjekësore i pati fillimet e saj në vitet ’50, në sajë të shkollës dhe mjekëve sovjetikë. Më vonë ajo u la në harresë dhe nuk pati përdorim të gjerë”. Sipas Rasimit, mjeku që ka bërë më shumë punë në këtë drejtim është Prof. dr. Ylvi Vehbiu. Ndërsa metodën e re të sedacionit, ai do të jetë i pari që do ta aplikojë. Ndërsa një e veçantë në punimet e tij estetike janë edhe dhëmbët e xhamit, me përmbajtje xhami 65 për qind dhe 35 për qind pluhur porcelani, ndërkohë që janë 80 për qind transparent, në mënyrë që syri i njeriut të mos e dallojë ndryshimin e tij me një dhëmb natyral. “Në botë është e vetmja zgjidhje dhe preferohet më shumë nga artistët që janë të ekspozuar ndaj publikut”, - thotë Vrioni.


Stomatologu që të shëron me sy

Në tiparet e Rasimit, në atë fytyrë mjaft të qetë dhe shumë miqësore, ku është fare e lehtë të dallosh një aftësi vetëkontrolli të admirueshme, nuk ka se si të mos vësh re sytë. Jo fort të mëdhenj, por shumë të hapur, ku qepallat ulen e ngrihen më rrallë se te personat e tjerë, për të cilat vetë Rasimi thotë se i janë bërë pjesë e jetës si pasojë e profesionit. Prej disa kohësh ai përdor metodën e hipnozës, e cila është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqendrimit si edhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Personi i hipnotizuar duket sikur fle, ndërkohë që ai është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe truri punon normalisht. Gjatë seancës së hipnozës pacienti kupton, dëgjon dhe analizon çka i thotë mjeku. Vetë doktor Rasimi përdor metodën e hipnozës së ndërgjegjshme, për të cilën sqaron se u formulua dhe zhvillua nga kirurgu turk Dr. Hysni Ozturk. “Avantazhi i hipnozës së ndërgjegjshme është se pacienti hyn shumë shpejt në gjendjen hipnotike, (3-5 min) dhe gjatë seancës është i ndërgjegjshëm. Unë kam pasur fatin e mirë që ta mësoj dhe praktikoj hipnozën pranë dr. Ali Eshref Myezinoglu, pasardhës i dr. Ozturkut dhe aktualisht kryetar i Shoqatës së Hipnozës Mjekësore në Turqi. Unë, si ndjekës i shkollës së dr. Ozturkut, në klinikën “Tuttestetika”, përdor hipnozën e ndërgjegjshme në trajtimin e problemeve të ndryshme”, - sqaron Vrioni.

Kur përdoret hipnoza
"Hipnoza duhet të përdoret nga mjekët dhe psikologët", - thekson Rasimi dhe në raste kur ajo është e domosdoshme dhe e ndihmon pacientin që të kalojë situata të vështira. Ndërkohë, kontaktin e parë me hipnoterapinë Rasimi e ka pasur në Universitetin e Stambollit në Turqi, ku edhe ka studiuar për Stomatologji Estetike. Edhe pse mjaft i ri në moshë, Rasimi shprehet se pacientët e tij shfaqin besim në punën që ai kryen dhe kjo është një gjë mjaft e rëndësishme. "Paraprakisht unë u jap informacion njohës për hipnozën mjekësore pacientëve dhe janë ata që vendosin nëse do ta përdorin ose jo këtë metodë", - tregon ai. Por jo çdo njeri mund të provojnë eksperiencën e hipnozës. "80 për qind e njerëzve hyjnë në këtë terapi dhe përjetojnë një nga tri gradat e gjendjes hipnotike. Dhe vetëm 20 për qind e njerëzve mund të përjetojnë gjendjen më të thellë të saj, atë somnambulistike. Sipas tij, personat më të përshtatshëm janë ata që përqendrohen mirë dhe kanë aftësi imagjinatave të mira e të zhvilluara. Ai shton se fëmijët nën 6 vjeç dhe njerëzit shumë të moshuar nuk mund të hyjnë në hipnozë, edhe për shkak të vështirësisë së komunikimit me ta, por me ta fare mirë mund të përdoret metoda e sedacionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rasim Vrioni, stomatologu që të heq frikën nga dentisti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Zemra Love :: BISEDA TE LIRA :: Kuriozitete-
Kërce tek: